Rritja personale

Zgjedhe raportin që don me pasë me rrjetet sociale

Valon Asani · · 2 min lexim

Përditësuar 26.09.2026

Shiko videon origjinale

Videoja origjinale. Artikulli poshtë është në anglisht, shqip dhe gjermanisht.

Hape në TikTok ↗

Katër vjet qëndrova larg shumicës së rrjeteve sociale. LinkedIn-in e mbajta për punësim e investitorë. Kur u ktheva, desha lidhje me njerëz dhe me e nda misionin e dua-s. Arsyeja ime kishte ndryshu.

Kë po e ndjek? Çka po konsumon? Sa kohë po i jep? Këto zgjedhje mundem me i shqyrtu pa e fajësu veten për krejt çka ndodh online.

Shikoje një hyrje të zakonshme në aplikacion. Pse hyre? Çka të mbajti aty? Dole me një ide të dobishme, një bisedë të vërtetë apo një ndjenjë që don me e kuptu? Pyete veten pa e kthy përgjigjen në gjykim për karakterin tand.

Mundesh me e ndalë ndjekjen e një llogarie, me e ndryshu kohën kur e kontrollon telefonin ose me ba pushim. Mundesh edhe me i mbajtë pjesët që kanë një qëllim të qartë. LinkedIn-i ishte një shembull i tillë për mu.

Nëse don me nda diçka, por heziton, nise me diçka prapa së cilës qëndron: një pyetje, një përvojë apo punën që po e ban. Vetëbesimi nuk kërkon me e ba krejt jetën publike.

Nëse largimi asht zgjedhja e duhun, s’ke detyrim me qenë gjithmonë i disponueshëm. Ideja e postimit ishte me e gjetë raportin tand me këto mjete. Lejoje me ndryshu kur ndryshojnë arsyet pse i përdor.

Për kufijtë në bisedat online, lexo edhe për trajtimin e komenteve armiqësore.

Shiko postimin origjinal në TikTok

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Ma shumë hapësirë për idetë prapa videove. Bashkohu me letrat e mia falas për reflektime personale dhe diçka me provu në jetën tande.

Zbulo letrat ↗

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Një histori e sinqertë. Një ide me e provu. Një letër prej meje, çdo dy javë.

Falas. Çregjistrohu kur të duash. Vazhdo në Mailchimp për ta përfunduar regjistrimin. Privatësia

Shiko çka përmbajnë letrat →