Jeta mes kulturave

Te përkrenarja e Skënderbeut në Vjenë: një vizitë personale

Valon Asani · · 2 min lexim

Përditësuar 15.10.2026

Shiko videon origjinale

Videoja origjinale. Artikulli poshtë është në anglisht, shqip dhe gjermanisht.

Hape në TikTok ↗

“Te Përkrenarja e Skënderbeut, moment emocional.” Kështu e përshkrova këtë ndalesë në Vjenë në postimin tim origjinal. Këtë pjesë mund ta them pa marrë shpjegime prej dikujt tjetër: me e pa përkrenaren kishte rëndësi për mua.

Videoja origjinale e vizitës është pjesë e arkivit të udhëtimit tim nëpër Europë. Këtu e ndaj atë përjetim personal nga pretendimet historike që i shtova përshkrimit.

Objekti dhe dokumentimi i tij

Regjistri i muzeut, A 127, e daton përkrenaren me rezervë në gjysmën e dytë të shekullit XV dhe e dokumenton në inventarin e Ambrasit të vitit 1593. Këto janë dy data me kuptime të ndryshme: njëra i përket vjetërsisë së propozuar, tjetra një dokumenti të ruajtur.

Në përshkrim përmenda edhe Pirron dhe një interpretim më të gjatë në latinisht. Asnjëra nuk bëhet fakt vetëm sepse e vendosa pranë videos. Mbishkrimin dhe interpretimin e tij i kam trajtuar veçmas.

Si ta vazhdosh këtë vizitë

Nëse erdhe këtu nga videoja, fillo me vetë momentin. Pastaj hape regjistrin e muzeut dhe krahasoje me përshkrimin tim. Cilat hollësi e përshkruajnë objektin? Cilat janë interpretime? Kjo është një mënyrë më e dobishme për ta njohur këtë pjesë të trashëgimisë sonë sesa me e përsëritë çdo shpjegim që i bashkëngjitet.

Për vazhdimin e debatit mbi identitetin, lexo çfarë po korrigjoj te referenca ndaj muzeut. Vizita, leximi dhe korrigjimi janë tri pjesë të së njëjtës histori.

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Ma shumë hapësirë për idetë prapa videove. Bashkohu me letrat e mia falas për reflektime personale dhe diçka me provu në jetën tande.

Zbulo letrat ↗

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Një histori e sinqertë. Një ide me e provu. Një letër prej meje, çdo dy javë.

Falas. Çregjistrohu kur të duash. Vazhdo në Mailchimp për ta përfunduar regjistrimin. Privatësia

Shiko çka përmbajnë letrat →