Biznesi & teknologjia

Fokusi i themeluesit: thellohu para se me shtu

Valon Asani · · 2 min lexim

Përditësuar 26.09.2026

Shiko videon origjinale

Videoja origjinale. Artikulli poshtë është në anglisht, shqip dhe gjermanisht.

Hape në TikTok ↗

Një ide e re të entuziazmon. Me qëndru te njana derisa me u ba i mirë në të kërkon ma shumë. Kjo është sfida që më kthehet si themelues.

Ideja ime asht me u thellu para se me shtu. Me e zgjedhë një problem që ia vlen me e zgjidhë dhe me qëndru me të aq gjatë sa me mësu diçka me peshë.

Shkruaje kujt po i ndihmon, cilin problem po mundohesh me e zgjidhë dhe çka duhet me mësu si hap të radhës. Nëse secila përgjigje përfshin disa audienca a synime pa lidhje mes veti, ngushtoje edhe pak.

Për një projekt të ri, hapi mundet me qenë një bisedë me dikë që e ka atë problem. Për një produkt ekzistues, mundet me qenë zgjidhja e një pengese që përsëritet, para funksioneve të reja. Thellësia s’asht lustrim pa fund; asht vëmendje te puna që ka rëndësi.

Mbaje një listë mundësish që ende s’janë prioritet. S’ke nevojë me vepru menjëherë për me e marrë një ide seriozisht. Kthehu te lista kur puna e tanishme të mbërrijë te një vendim i qartë.

Në caption e përmendi shprehjen «10 mijë orë». S’do ta përdorja si prag që garanton ekspertizë. Parimi i dobishëm asht ushtrimi i vazhdueshëm, feedback-u dhe drejtimi afatgjatë. Para hapit tjetër, pyete veten a ia ke dhanë këtij një mundësi të ndershme.

Vendimin për përqendrimin e dua-s te nevoja kryesore e përdoruesve e kam trajtu në një shkrim tjetër.

Te dua, ajo pyetje u kthye kur zgjodhëm fokus ma të qartë pasi arritëm një publik ndërkombëtar.

Shiko postimin origjinal në TikTok

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Ma shumë hapësirë për idetë prapa videove. Bashkohu me letrat e mia falas për reflektime personale dhe diçka me provu në jetën tande.

Zbulo letrat ↗

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Një histori e sinqertë. Një ide me e provu. Një letër prej meje, çdo dy javë.

Falas. Çregjistrohu kur të duash. Vazhdo në Mailchimp për ta përfunduar regjistrimin. Privatësia

Shiko çka përmbajnë letrat →