Biznesi & teknologjia

700 mijë përdorues ndërkombëtarë. Dhe prapë, një vendim për fokus.

Valon Asani · · 2 min lexim

Shiko videon origjinale

Videoja origjinale. Artikulli poshtë është në anglisht, shqip dhe gjermanisht.

Hape në TikTok ↗

Dikush më pyeti nëse dua ishte rritur edhe jashtë komunitetit shqiptar.

Po. Kishim përdorues edhe nga komunitetet turke, marokene, gjermane, italiane e franceze. Në përgjigjen time thashë se kishim arritur më shumë se 700 mijë përdorues ndërkombëtarë.

Numër i madh.

Dhe prapë, vendosëm që dua të ishte për shqiptarët, ndërsa Spotted të ishte marka dhe aplikacioni ndërkombëtar.

Këtu dua të ndalem.

Kur ndërton diçka, rritja të jep arsye të vazhdosh. Më shumë njerëz. Më shumë tregje. Më shumë mundësi. Bëhet shumë e lehtë që çdo pyetjeje t’i përgjigjesh me një numër tjetër.

Por një numër nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje: Për kë po e ndërtojmë?

Produkti duhet të ketë kuptim për njeriun që e hap. Emri, njerëzit që pret të takojë, arsyeja pse ka ardhur. Këto duhet të lidhen mes vete.

Për ne, vendimi ishte që dy markat të kishin role të ndryshme: dua për komunitetin shqiptar. Spotted për një audiencë ndërkombëtare.

Ky ishte drejtimi që përshkrova në video. Shifra prej 700 mijë përdoruesish i përket atij rrëfimi, jo një numërimi në kohë reale.

Mund të jesh krenar për sa larg ka arritur diçka dhe prapë të vendosësh se i duhet një drejtim më i qartë.

Nëse po ndërton një produkt, provo t’i përgjigjesh pyetjes pa ma treguar grafikun e rritjes.

Për kë është?

Ajo pyetje ishte shfaqë ma herët kur dëgjuam pse njerëzit vinin te dua dhe e zgjodhëm njohjen si fokus.

Shiko videon origjinale

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Ma shumë hapësirë për idetë prapa videove. Bashkohu me letrat e mia falas për reflektime personale dhe diçka me provu në jetën tande.

Zbulo letrat ↗

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Një histori e sinqertë. Një ide me e provu. Një letër prej meje, çdo dy javë.

Falas. Çregjistrohu kur të duash. Vazhdo në Mailchimp për ta përfunduar regjistrimin. Privatësia

Shiko çka përmbajnë letrat →