Rrugëtimin e përfunduam te kështjella e Skënderbeut në Krujë. Një muaj më parë, më 14 shtator, u nisëm nga Prishtina për në Vjenë, te muzeu ku ruhen shpata dhe përkrenarja e tij.
Kaluam nëpër Kosovë, Austri, Sllovaki, Çeki, Gjermani, Zvicër dhe Itali, deri te katundet arbëreshe. Pastaj kaluam detin për në Shqipëri, vizituam Krujën dhe morëm rrugën drejt Prishtinës.
Faleminderit të gjithëve që na ndoqën dhe na dhanë aq shumë dashuri gjatë rrugës.
Këtë energji po e vazhdojmë me KONCENTROHU, podcastin tonë në shqip, me synimin për t’i afruar shqiptarët anembanë botës. Ka të njëjtin shpirt me misionin e dua.com: t’i ndihmojë shqiptarët të lidhen, të gjejnë dashurinë dhe të krijojnë familje.
Kjo pjesë e rrugëtimit përfundon këtu. Puna për t’i lidhur njerëzit vazhdon.
Postimi origjinal · 2026-10-14



