Ky postim fotografik e afron një hollësi prej vizitës te Skënderbeu: formulimin latin që e ndava në përshkrim.
“Iesus Nazarenus • Principi Emathiae • Regi Albaniae • Terrori Osmanorum • Regi Epirotarum • Benedictat Te.”
Një lexim, jo përfundim i mbyllun
Formulimi duhet trajtu si interpretim i lidhun me mbishkrimin e përkrenares, jo si dëshmi për çdo titull historik që përmban. Vetëm përshkrimi nuk e përcakton kur asht përdorë një titull ose krejt historinë e objektit.
Për përshkrimin e vetë muzeut, shiko regjistrimin në koleksionin e Kunsthistorisches Museum. Ky shënim e ruan postimin origjinal pranë vizitës ma të gjerë, tue i nda fjalët e postueme në rrjete sociale prej përfundimeve historike.
Ndiqe udhëtimin te Turi në Europë. Për shënime të tjera personale, regjistrohu te Letrat nga Valoni.