Gjatë Euro 2024, i mora tifozët në Gjermani si shembull për Spotted. Dikush don me kërku gjithkund. Dikush tjetër don me e gjetë personin që i ka kalu afër. Janë dy pika të ndryshme prej nga nis një produkt.
Kjo ishte ideja prapa atij versioni. Për cilësimet e sotme, shiko aplikacionin. Pyetja e dizajnit mbetet: a e kupton personi çka ndryshon kur e zgjedh një mënyrë tjetër kërkimi?
Në njërin shembull, personi ishte i hapun me njoftë njerëz kudo. Në tjetrin, kishte preferenca ma të caktume dhe donte me i pa njerëzit me të cilët kryqëzonte rrugët. Janë dy qëllime të ndryshme. E njëjta përvojë fillestare për të dy do ta humbte atë dallim.
Një filtër i dobishëm duhet me iu përgjigjë një pyetjeje të kuptueshme: kë po du me e taku dhe sa larg jam i gatshëm me kërku? Me shtu butona asht lehtë. Me e ba kuptimin e tyne të qartë kërkon ma shumë kujdes. Njeriu duhet me e ditë çka ndryshon kur e zgjedh një opsion tjetër.
Me u kryqëzu rrugët mundet me kriju një mundësi për njoftim. S’tregon a i keni vlerat e njëjta, as a don personi tjetër me bisedu. Produkti duhet me lanë vend për zgjedhjen e të dyve.
Mësimi praktik për mu: përshkruaje situatën njerëzore para funksionit. Pastaj pyete veten a mundet njeriu me e përdorë pa hamendësu çka ban. Për opsionet dhe disponueshmërinë e sotme, shiko aplikacionin aktual.
Një situatë tjetër për produktin ishte prania e dua-s në Sunny Hill.