Biznesi & teknologjia

Me nisë biznes me AI, përmbajtje dhe komunitet

Valon Asani · · 2 min lexim

Përditësuar 26.09.2026

Shiko videon origjinale

Videoja origjinale është në shqip. Artikulli poshtë është në anglisht, shqip dhe gjermanisht.

Hape në TikTok ↗

Me nisë biznes me AI, përmbajtje dhe komunitet, për mu fillon me pyetjen se kujt i duhet ajo që po ndërton.

Biznes me AI: prej problemit te prova e parë

Zyra. Logoja. Vizitkarta. Asnjana s’të tregon a i duhet dikujt ajo që po e ndërton. Në 2026, unë do ta nisja me AI, përmbajtje dhe komunitet.

Zyra mundet me të hy në punë. Edhe identiteti vizual. Po asnjana nuk i përgjigjet pyetjes së parë: kujt i duhet ajo që po e ndërton, dhe pse?

Nise me një problem që e kupton. Përdore AI-në me eksploru një zgjidhje të thjeshtë: me i organizu shënimet, me përgatitë një prototip ose me e ba idenë diçka që një njeri mundet me e pa e me të dhanë mendim. Trajtoje si tentim të parë, jo si provë që ideja funksionon.

Gjykimi yt prapë duhet. Kontrolloje rezultatin, fol me njerëz dhe vëre ku supozimet e tua nuk qëndrojnë. Pyetja nuk është sa shumë mundesh me prodhu. Pyetja është çka po mëson prej asaj që po ban.

Prej përmbajtjes te biseda me komunitetin

Shpjegoje problemin me fjalët e tua. Ndaje tentimin, pyetjen ose pjesën që ende s’e ke zgjidhë. Një postim ia jep dikujt mundësinë me thanë: edhe unë e kam këtë problem. Ose: nuk është kjo pjesa që ka rëndësi.

Mos e ngatërro vëmendjen me kërkesën reale. Një video e shikume dhe një produkt i dobishëm nuk janë i njëjti sen. Kërko biseda që të ndihmojnë me e kuptu një nevojë.

Komuniteti nis me njerëz që kanë arsye me u kthy. Përgjigju pyetjeve. Ktheju komenteve. Trego çka ndryshove sepse i dëgjove.

Provoje një cikël të vogël: zgjidhe një problem, ndërtoje një version të thjeshtë, shpjegoje publikisht dhe kërko mendim konkret. Pastaj përmirësoje. AI, përmbajtja dhe komuniteti të hyjnë në punë kur lidhen me këtë proces mësimi. Logoja mundet me pritë.

Për tentimin e parë të hyn në punë edhe shkrimi për feedback të dobishëm për idenë e biznesit.

Për një shembull konkret, shiko sfidën që ia vendosa vetes me e ndërtu Be The One me AI.

Valoni flet për biznes me AI, nën pyetjen në ekran se qysh nis një biznes në vitin 2026

Shiko postimin origjinal në TikTok

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Ma shumë hapësirë për idetë prapa videove. Bashkohu me letrat e mia falas për reflektime personale dhe diçka me provu në jetën tande.

Zbulo letrat ↗

Letra nga Valoni

Ta vazhdojmë bisedën.

Një histori e sinqertë. Një ide me e provu. Një letër prej meje, çdo dy javë.

Falas. Çregjistrohu kur të duash. Vazhdo në Mailchimp për ta përfunduar regjistrimin. Privatësia

Shiko çka përmbajnë letrat →