Jo, s’jam kthy në Kosovë për kaosin. Edhe po, kam ditë me i shfrytëzu të mirat që i ofron Zvicra. Të dyja munden me qenë të vërteta.
Me e zgjedhë një vend nuk domethanë me u shtirë sikur tjetri s’të ka dhanë kurrgja. S’kam nevojë me folë keq për Zvicrën që me e shpjegu pse Kosova ka rëndësi për mue.
As kthimi nuk e ban çdo vështirësi diçka për me e festu. Një zgjedhje asht ma e ndërlikueme se etiketa që dikush ia vë prej jashtë.
Kam shkru edhe ma herët se kthimi don kohë. Kjo asht një pjesë tjetër e asaj bisede: mirënjohja për një vend dhe angazhimi për një tjetër nuk e përjashtojnë njani-tjetrin.
Çka po zgjedh me ndërtu aty ku je?