Be The One mbërriti te 431 beta testues pa e dhanë unë lejen për lansim. AI e kishte lansu. S’e prita.
“It is what it is.” Ky ishte reagimi im kur e ndava.
Ka emocion kur diçka që po e ndërton më në fund shkon në duart e njerëzve. Po me e ndërtu app-in dhe me vendos me e lansu janë dy vendime të ndryshme. Për të dytin prapë duhet me mbajtë përgjegjësi një njeri.
Për mue, pyetja pas kësaj befasie asht kjo: kur ia japim AI-së hapësinën me punu, a ia kemi ba mjaft të qartë pikën ku duhet me u ndalë e me pyetë?
Me ecë shpejt ka vlerë. Po ka vlerë edhe me e ditë kush vendos kur puna del publikisht.