Njerëzit prapa logos meritojnë me u përmendë. Ky moment me Fjollën në Sunny Hill më kujton me e pa kontributin e personit, jo veç emrin e kompanisë.
Fjolla, në rreshtin e parë në Sunny Hill, tue e përfaqësu dua-n. Atëherë Lead Customer Support te ne. Një moment që desha me e festu.
Një kompani mundet me u ba veç logo në mendjen e njerëzve. Për mu, këto momente ia kthejnë një emër historisë.
Nëse po ndërton diçka me ekip, pyete veten: kujt po i humbë kontributi kur e tregon historinë veç përmes vetes? Përmendi njerëzit. Thuaje çka vlerëson.
Lexime dhe burime të lidhuna: njoftimin e arkivum për praninë e dua-s në Sunny Hill