VALON ASANI / SHQIP
Fillo me një gja.
Një shembull i Letrave nga Valoni për me zgjedhë një gja që e meriton vëmendjen tande.
Gjithmonë i kthehem një pyetjeje të thjeshtë: çka e meriton vëmendjen time?
Gjithmonë ka edhe një projekt, një mjet të ri, një mendim ndaj të cilit me reagu. Me qenë i zanun mundet me u dukë si përparim. Nganjëherë veç do të thotë që ende s’kam vendosë çka ka rëndësi.
Zgjedhe një gja për dy javët e ardhshme
Për dy javët e ardhshme, provoje bashkë me mue: zgjedhe një gja ku don me ecë përpara. Bane aq të vogël sa me mujtë me e ba sot. Pastaj vendos çka ke me ndalë për me i ba vend.
Mundet me qenë një bisedë që e ke shty. Një produkt që don me e përfundu. Një rutinë që don me e mbajtë.
Cila është ajo gja për ty? Përgjigjmu e më trego.
Valoni
Nëse don me i marrë letrat e ardhshme në email, lexo për Letrat nga Valoni dhe regjistrohu.