Dymbëdhjetë topa. Katër fmi. Kush i merr i pari pesë, fiton.
Nga tre për secilin asht lehtë: dymbëdhjetë pjesëtu për katër. Po pesë e ndryshojnë lojën. Tash duhet pak ma shumë mund.
Kjo ishte ideja që e ndava. E thjeshtë, aktive dhe argëtuese. S’kemi nevojë me e kthy çdo moment me fmi në një program të komplikuem.
Nganjëherë mjafton me e ndryshu pak një rregull që loja e zakonshme me u ba interesante. Numri i topave mbetet i njëjtë. Sfida ndryshon.
Provojeni në një hapësinë të lirë, me topa të butë dhe rregulla që i kuptojnë të gjithë. Le të mbetet lojë. Qëllimi asht koha bashkë, jo me e ba fitoren sendin ma të rëndësishëm.