Profilet e dua 5.0.0 ishin në qendër të atij njoftimi. Këtu i kthehem idesë së versionit dhe pyetjes çka tregon një profil për njeriun.
Për dua 5.0.0 punuam muaj me një pyetje: qysh mundet profili me tregu ma shumë prej njeriut? Ma shumë fotografi, përgjigje ma të gjata dhe pyetje për publikun shqiptar ishin pjesë e atij versioni.
Kjo asht një kthim te ai njoftim, jo përshkrim i secilës veçori që gjendet sot në app. Edhe shprehja «profil me kualitet» meriton me u shpjegu. Çka po mëson dikush prej informatave që i ka përpara?
Një profil që thotë «më pëlqen udhëtimi» len shumë sene pa i thanë. Një vend, lloji i udhëtimit që e don apo diçka që të zgjon kureshtje ia jep bisedës një fillim. Njësoj edhe jeta e përditshme: çka ka rëndësi për ty, për çka gjen kohë dhe çfarë lidhje po kërkon.
Hapësina shtesë vlen kur e ndihmon dikë me u shprehë ma qartë. Një profil i gjatë me përgjigje të përgjithshme nuk krijon vetvetiu kuptim ma të thellë. Për ekipin e produktit, pyetja asht çka e ndihmon secila pyetje me tregu personin.
Në përshkrim e theksova edhe verifikimin. Kjo ishte pjesë e drejtimit të atij versioni; s’duhet me u lexu si garanci për secilën llogari apo takim. Për veçoritë dhe cilësimet aktuale, shikoje app-in e sotëm.
Pyetja që mbetet për produktin asht e thjeshtë: a po i ndihmojmë njerëzit me e kuptu njanin-tjetrin para vendimit? Dizajni, fotografitë dhe pyetjet duhet me i shërby këtij qëllimi. Versioni e shpall drejtimin. A po e realizon përvoja, ekipi duhet me e shqyrtu vazhdimisht.
Për arsyen prapa përqendrimit të produktit, lexo qysh u orientu dua drejt takimeve romantike.