Në aeroportin e Berlinit, i mora Windows XP dhe Windows 10 si krahasim për kohën që mundet me marrë një projekt. Plani shpallet. Vitet kalojnë. Me i hapë dyert është tjetër punë.
Kronologjia e operatorit të aeroportit jep datat: ceremonia e fillimit të punimeve u mbajt më 5 shtator 2006; Terminali 1 u hap më 31 tetor 2020. Ajo shënon edhe anulimin e hapjes së qershorit 2012.
Përshkrimi im shprehte zhgënjim dhe nxirrte një përfundim më të gjerë për Gjermaninë. Kronologjia e aeroportit mbështet diskutimin për vonesat e këtij projekti; vetëm ajo nuk dëshmon gjendjen e një vendi të tërë. Ky dallim ka rëndësi kur një reagim nga udhëtimi kthehet në shkrim.
Një përgjigje ndaj asaj kritike na çoi te një pyetje tjetër: prej kur jemi tepër të vegjël me pyetë?