VALON ASANI / SHQIP

Pak për mue.

Jam Valon Asani, sipërmarrës shqiptaro-zviceran mes Zürichut dhe Prishtinës. Ndërtoj kompani, lexoj, ushtroj dhe baj shumë pyetje.

Prej bizneseve te njerëzit.

Kam themelu MIK Group dhe dua.com. Puna më ka çu prej marketingut digjital te lidhja e njerëzve. Sot po ndërtoj edhe bethe.one dhe po punoj me Spotted.

Produktet më kthejnë te të njëjtat pyetje: për çka kanë nevojë njerëzit, çka na mban në vend dhe çka na ndihmon me ecë përpara?

Këtu mendoj me za.

Shkruaj për marrëdhëniet, rritjen personale, biznesin, teknologjinë dhe jetën mes kulturave. Disa shkrime janë praktike. Disa personale. Disa kanë me të sfidu. Janë përvojat dhe këndvështrimet e mia, me hapësinë me ndërru mendim.

Fillo me shkrimet, shiko bisedat e fundit, ose bashkohu te Letra nga Valoni.

Valon Asani duke buzëqeshur, me këmishë të bardhë

Përtej biografisë

Disa momente përgjatë rrugës.

Valoni në zyrën e dua.com
Tue ndërtu.
Valoni në një selfie në grup
Në shoqëri të mirë.
Valoni me një foshnjë në krahë
Jeta përtej punës.
Valoni duke qeshur, me kapelë dhe çizme kauboji
Vend për kureshtje.